E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni në Maliq/ Efektivi i plagosur dërgohet me urgjencë te Trauma për mjekim të specializuar

Efektivi i forcave “Shqiponja”, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit të zhvilluar në Lozhan të Maliqit, është transportuar me helikopter ushtarak drejt Spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Fillimisht, ai mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Deri më tani, nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›