Opozita e akuzon, por sërish shqiptarët mbështesin Ramën, pse ndodh kjo? Çupi: Voton adminsitrata. Mehmetaj: Merr mandate, jo vota

Protesta e thirrur nga opoizita në 8 shkurt është kthyer në “mollë sherri” në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus mes të ftuarve.
Pyetja e gazetarit Flogerta Muça se pse Rama vijon të marrë më shumë vota nga shqiptarët pavarësisht akzuave të forta të opozitës, deputetja e PD Dhurata Çupi ju përgjigj se vjen për shkak se i bën presion adminsitratës.
Ndërsa për ish-deputeten Kejdi Mehmetaj kjo vjen pasi PS blen votat.
Pjesë nga biseda:
Muça: Si kam mundësi të gjitha ato që thoni ju janë të vërteta, shqiptarët për dreq prapë i japin pak më shumë vota atij se juve?
Çupi: Prej vitit 2013 Rama i merr zgjedhjet në tavolinë.
Muça: Ose Edi Rama me të gjitha instrumentat që thoni ju mban atë 700 mijëshen e vet.
Çupi: 221 mijë administratë shumëzuar për katër, ja ku dolën votat. Ndërkohë që thotë se ke adminsitratë dixhitale.
Muça: A keni ju ndonjë faj pse këta të tjerët nuk ju votojnë juve?
Mehmetaj: Merret gjithmonë në diskutime se Rama fiton më shumë vota. Po ju tregoj shifra në vitin 2021 morëm 100 mijë vota por vetëm 4 mandate. Pra ky është një sistem që Rama e deformoi vetëm 1 javë para votimeve. Rama merr më shumë mandate por jo më shumë vota.
Muça: Më shumë vota. Sa morët në 2021 ju dhe Basha. Rama mori 745 mijë vota, ju bashkë me LSI-në morët 731 mijë, edhe me vota jeni më pak.
Mehmetaj: Në rastin konkrtet nga 120 mijë vota në kutitë e votimit 70 mijë nuk u lexuan.
Muça: Ato 70 mijë votat ishin të gjitha të tuat, s’kishte Rama?
Mehmetaj: Vite më parë Presidenti i Partisë së Lirisë ka doli për atë që quhet Deep State, për një shtet të kapur sëbrendshmi. Pak ditë më aprë Marko Ruboi tha se paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për të dëmtuar anëtarë të forcave politike në vende të tjera.