“Opozita hodhi në kosh 500 minuta të seancës”, Meçe: Nëse nuk ka reflektim, do të jetë inekzistente

Për analistin Arben Meçe, opozita hodhi dje në kosh 500 minuta që kishte në dispozicion për të komunikuar me publikut përmes seancës plenare.
Në studion e Neës Line, në ABC Neës, Meçe e konsideroi të gabuar strategjinë e Berishës, ndërsa theksoi se nëse do të vijojë opozita do të jetë inekzistente.
“Strategjia e Berishës do jetë kjo që ndodhi. Strategjia me të cilën i përgjigjet pushteti ka ndryshuar, nëse me Spiropalin kishte një farë tolerance u pa qe në ditën e parë qëndrimi ishte stoik dhe i prerë, zbatimi i rregullores. Qëndrimi i pushtetit ishte i prerë.
Dje u mësua një gjë që ajo kaprico e opozitës, ndeshi me një reagim por që solli një dëm të jashtëzakonshëm për opzoitën, 500 minuta që kishte në dispozicion për të komunuar u hodhën në kosh të plehra për një strategji të gabuar të Berishës.
A do vijojë me këtë strategji, u pa që e humbi betejën se hodhi në kosh 500 minuta. Është e drejtë e Ramës të provokojë, por është detyrë e jote të mos biesh pre. Dje ishte një akt që nëse nuk ka vënë mend për të nesërmen opozita do vijojë të jetë inekziste.” -u shpreh ai./abcnews.al