E Hënë, 2 Nëntor 2026

Opozita mungon në Konferencën e Kryetarëve, PS miraton e vetme Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.

Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›