E Martë, 3 Nëntor 2026

Orav: BE ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës, formoni institucionet

PRISHTINË, 28 maj /ATSH/ Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë thirrje për formim të shpejt të institucioneve ta reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ai tha se Bashkimit Evropian i duhet një partner në qeveri për të punuar dhe diskutuar së bashku për proceset integruese.

Orav tha se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka filluar, andaj nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet në vend, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ambasadori i BE-së në Kosovë nënvizoi nevojën për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këto komente Orav i bëri gjatë tryezës së diskutimit të mërkurën në lidhje me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL.

/Kosovapres/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›