E Diel, 1 Nëntor 2026

Orkestra e RTSH-së dhe Marsela Çibukaj sjellin koncertin “Ajo” për 8 Marsin-Ristani: Ka muzikë të traditës dhe të huaj

Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar së bashku me këngëtaren Marsela Çibukajn organizojnë mbrëmjen e sotme një koncert festiv për festën e nënës dhe të gruas, 8 marsin.

Duke folur për emisionin “Në Kohë Reale”, drejtoresha e Orekstrës së Radio Televizionit Shqiptar, Blerta Ristani ka theksuar krahas cikleve të muzikës klasike, orekstra e RTSH-së sjell edhe këtë spektakël të titulluar “Ajo” që mbahet për ditën dedikuar grave.

“Krahas cikleve të muzikë klasike që ne zhvillojmë gjatë gjithë vitit, kemi çelur edhe një stinë tjetër, që është stina e spektakleve. Ky spektakël i titulluar “Ajo” është spektakli që mbahet për ditën e grave. Janë ezauruar të gjitha vendet e sallës”, u shpreh Ristani.

Ajo vuri në dukje se materialet orkestrale të cilat i rrinë shumë bukur edhe materialeve të këngëtares Marsela Çikubaj. Ndërsa shtoi se do të ketë muzikë të traditës dhe muzikë të huaj.

“Koncerti është jashtëzakonisht i bukur. Janë ndërthurura shumë mirë materialet orkestrale të cilat i rrinë shumë bukur edhe materialeve të këngëtares. Ajo i ka përzgjedhur me një elegancë, me një shije të jashtëzakonshme materialet e saj.

Do të ketë aty muzikë të traditës, muzikë të njohur me tematikën e vetë koncertit. Ka muzikë shqiptare dhe të huaj. Marsela ka përzgjedhur këngë të jashtëzakonshme, këngë që publiku shqiptar do t’i këndojë së bashku me orkestrën, disa nga të cilat janë këngë të Vaçe Zelës, kënga “Nënë” nuk do të mungojë. Pastaj ka një këngë të albumit të saj. Do t’i dëgjoni dhe mos ua heq kuriozitetin sepse është një koncert i përzgjedhur mirë”, tha më tej drejtoresha e Orkestrës së RTSH-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›