Osman Metalla: Rama, mbrojtje te miliardereve te PS Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Osman Metalla, ne nje interviste per "Koha Jone", shprehet se mazhoranca eshte treguar gjithmone e gatshme per heqjen e imunitetit dhe se eshte opozita, e cila po mban nje qendrim bllokues. Sipas Metalles, kreu i opozites nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse eshte i interesuar per te mbrojtur interesat e miliardereve te PS-se. Deputeti demokrat shkon edhe me tej me qendrimin e tij duke u shprehur se Rama dhe opozita e bllokojne qellimisht heqjen e imuniteti, sepse po perpiqen me cdo kusht te bllokojne marrjen e statusit dhe per rrjedhoje integrimin e Shqiperise. "Opozita nuk eshte aspak e interesuar per integrimin e vendit, nuk eshte e interesuar per luften ndaj korrupsionit, por eshte e interesuar vetem per mbrojtjen e interesave te nje grupi njerezish prane kryetarit te PS, te cilet paresore kane vetem mbrojtjen e interesave te tyre dhe jo interesat integruese te vendit" shprehet deputeti i PD-se gjate intervistat se tij. Si anetare i Komisionit Parlamentare te Sigurise, deputeti Metalla ndalet edhe tek debati me i fundit politik, tek akuzat e opozites qe ka bere ndaj ministrit Imami. Sipas deputetit Metalla keto akuza jane te pa baza dhe mbeten ne kuadrin e shpifjes, sepse shton ai, eshte e paimagjinueshme te mendosh se nje Ministri Mbrojtje pjese e NATO-s te mund te beje veprime te tilla.
Mazhoranca dhe opozites po debatojne per heqjen e imunitetit, pse duhen hequr imunitete?
Heqja e imunitetit eshte nje ceshtje mjaft e debatuar ne politiken Shqiptare jo vetem ne kohen e tanishme por dhe me perpara. Natyrisht qe ne momentin qe jemi kjo ceshtje merr nje rendesi te vecante per vete peshen qe heqja e imunitetit ka ne plotesimin e atyre detyrimeve qe politika shqiptare ka ne kuadrin e marrjes se statusit te vendit kandidat. Perpos marrjes se statusit, heqja e imunitetit ka nje rendesi te madhe dhe ne forcimin e shtetit ligjor, pra ne venien ne kushte te barabarta perpara ligjit te te gjithe qytetareve, si te atyre te thjeshte ashtu dhe atyre te zgjedhur, dhe padyshim qe ky eshte nje nga principet themelore te demokracise. Njekohesisht heqja e imunitetit eshte nje hap perpara dhe ne drejtim te luftes kunder korrupsionit, dhe abuzimit me pushtetin. Nese sot mund te kete zyrtare si ne nivelin vendor apo qendror qe fshihen pas imunitetit, heqja e imunitetit natyrisht qe do te beje qe keta zyrtare te jene me te pergjegjshem ne ushtrimin e funksioneve te tyre duke minimizuar keshtu ne maksimum dhe mundesine per te abuzuar me pushtetin.
Opozita pretendon se vendimi per heqjen e imuniteteve nuk mund te merret kaq lehte, sepse duhet te behen ndryshime ne kushtetute, kerkese kjo qe eshte pranuar nga PD . Pse po terhiqet opozita tani nga qendrimi i saj. Mendoni se kerkesa per ndryshimin e kushtetutes ishte vetem nje pretekst, nese ka vullnet imuniteti hiqet dhe pa ndryshime kushtetuese ?
Pavaresisht nga forma apo teknikalitetet se si do te realizohet heqja e imunitetit, mazhoranca ka patur nje qendrim mjaft te qarte persa i perket heqjes se imunitetit. Heqja e imunitetit pikesepari eshte nje vullnet politik, dhe kjo mazhorance e ka demonstruar kete gjate te gjithe kohes. Ne i kemi bere thirrje opozites qe te bashkohet ne kete vullnet per heqjen e imunitetit por nga ana e opozites nuk kemi marre te njejtin reagim. Ne keto kushte mazhoranca ndermori nje veprim, te gjithe deputetet e mazhorances hoqen dore vullnetarisht nga imuniteti. Sot cdo deputet i kesaj mazhorance ka nenshkruar nje deklarate me anen e se ciles heq dore vullnetarisht nga cdo imunitet. Ky veprim nuk eshte bere nga ana e opozites, pra nuk kane patur as vullnetin me minimal per te bere nje gje te tille. U tha nga ana e tyre, se heqja e imunitetit behet me ndryshim te kushtetutes. Mazhoranca nuk beri tjeter vecse mori propozimin e opozites dhe e solli ne tryeze. Tashme verejme perseri nje qendrim jo te qarte te opozites. Pra ndryshimi ndermjet qendrimit te mazhorances dhe opozites eshte mjaft i qarte: mazhoranca eshte e shprehur ne menyre mjaft te qarte pro heqjes se imunitetit, ndersa opozita eshte mjaft konfuze ne qendrimet e saja per te mos thene se eshte qartesisht kunder heqjes se imunitetit. Une do te thoja, se ky eshte nje rast unik kur nje mazhorance e cila ka pushtetin kerkon te zhvishet nga imuniteti ndersa opozita, e cila parimisht duhej te ishte ne favor te heqjes se imunitetit nuk eshte pro. Kjo natyrisht qe eshte e shpjegueshme me vete faktin se opozita nuk eshte aspak e interesuar per integrimin e vendit, nuk eshte e interesuar per luften ndaj korrupsionit, por eshte e interesuar vetem per mbrojtjen e interesave te nje grupi njerezish prane kryetarit te PS, te cilet paresore kane vetem mbrojtjen e interesave te tyre dhe jo interesat integruese te vendit.
Kreu i opozites Rama eshte shprehur gjate nje dalje te tij publike se po u hoq imunitetit , atehere rrezikohet te kete nje sulm e pergjime ndaj deputeteve e zyrtareve te larte, te cilet nuk do te ndihen me te sigurt dhe se mund te kete presione gjate fushates elektorale. Nga se kane frike, pse ky ngurrim i opozites?
Sigurisht qe kreu i PS eshte i shqetesuar per mbrojtjen e interesave te miliardereve te tij dhe jo per interesat e shqiptareve. Argumenti i Rames per pergjime apo presione ndaj deputeteve dhe zyrtareve te larte eshte absurd, dhe eshte vetem nje pretekst per te mos e mbeshtetur nismen per heqjen e imunitetit, eshte njelloj si abuzimet e turpshme qe ben me pergjimin gjoja te diplomateve te huaj nga ana e sherbimit informativ e keshtu me radhe. Ajo qe eshte e qarte si drita e diellit eshte se zoti Rama do me cdo kusht te pengoje heqjen e imunitetit, dhe se heqja e imunitetit do te plotesonte nje kusht te rendesishem te marrjes se statusit, gje te cilen perseri zoti Rama nuk e deshiron. Pra te gjitha logjikat konvergjojne ne nje pike: zoti Rama eshte krejtesisht kunder heqjes se imunitetit!
Kryetari i grupit te PS-se Ruci eshte shprehur se 6 gushti nuk eshte koha e mjaftueshme per te votuar heqjen e imunitetit pasi nuk ka kohe per diskutimet teknike. Nuk eshte gati drafti dhe kaq shume kohe kerkohet per te bere keto ndryshime kushtetuese ?
Ketu nuk behet aspak fjale per data apo per afate, por behet fjale per pretekste per te mos votuar imunitetin. Ne nje kohe kur dihet se ne mes te Tetorit do te kete nje vleresim per plotesimin e kushteve te marrjes se statusit te vendit kandidat per Shqiperine dhe keto reforma duhet te permbushen ne kohe, strategjia e PS-se eshte qe keto reforma ti shtyje ne kalendat greke, ne menyre qe te mos realizohet heqja e imunitetit dhe marrja e statusit. Argumenti se koha eshte e pamjaftueshme nuk qendron aspak. Ne nje kohe kur drafti eshte gati, dhe komisionet nuk kane pune tjeter me te rendesishme se sa keto reforma, ky argument nuk qendron. Por ajo qe opozita kerkon te beje eshte qe keto reforma ti shtyje deri ne Shtator ku rifillon pune Parlamenti, dhe deri atehere do te kete sajuar ndonje pretekst tjeter per te mos e votuar heqjen e imunitetit. Edhe nje here e perseris, ketu nuk behet fjale per mospasje kohe, por per mospasje vullneti per te realizuar heqjen e imunitetit. Opozita e ka demonstruar qartazi se nuk ka as edhe deshiren me te vogel per ta realizuar kete reforme kaq te rendesishme.
Mazhoranca thote se heqja e imunitet eshte nje nder kushtet e BE, nese nuk miratohet rrezikohet marrja e statusit. Sa vlere ka nese heqja behet ne sesionin e ardhshem, a e marrim statusin?
Natyrisht qe heqja e imunitetit eshte nje nder kushtet e BE per marrjen e statusit. Nga ana tjeter marrja e statusit te vendit kandidat nuk eshte me shume interesi i BE-se se sa interesi i Shqiptareve. Qe ne kohen e rrezimit te sistemit komunist shqiptaret aspironin per nje Shqiperi si e gjithe Europa. Sot qe Shqiperia eshte vertet me afer se kurre Europes, lideri i Partise Socialiste, rekordmeni i bllokimit te reformave ne Shqiperi, kerkon qe ta largoje Shqiperine nga Europa. Natyrisht qe heqja e imunitetit mund te behet tani, mund te behet ne sezonin e ardhshem apo mund te behet dhe pas nje viti, por ceshtja eshte se dhe marrja e statusit te vendit kandidat do te shtyhej, integrimi i vendit do te ndalohej dhe nga e gjithe kjo histori, te humbur dalin qytetaret Shqiptare. Une nuk kam arritur te kuptoj nje gje: perse ne te gjitha rastet ky njeri eshte kunder Shqiptareve, kete qendrim mbajti me anetaresimin e vendit ne NATO, kete qendrim mbajti me liberalizimin e vizave, kete qendrim vazhdon te mbaje dhe me mbajtjen peng te marrjes se statusit te vendit kandidat.
Ne komisionin e sigurise ku jeni anetar ka pas nje debat mes deputeteve te opozites dhe Ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, ku ky i fundit akuzohet nga opozita se ka favorizuar trafikun e armeve. Cfare qendrimi u mbajt ne komision sa te verteta rezultuan keto akuza te opozites?
Kohet e fundit nga ana e opozites ka patur nje sere akuzash per afera te ministrise se mbrojtjes, sic eshte akuza per trafikim armesh apo akuza te tjera, te cilat anetare te komisionit te sigurise nga opozita i kane prononcuar ne media te ndryshme. Natyrisht nga ana e opozites eshte kerkuar qe te behet nje mbikeqyrje parlamentare ne kete ministri dhe kjo gje eshte normale per aq kohe sa kjo mbikeqyrje te behet ne perputhje me kerkesat e kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi. Ajo cka eshte e paimagjinueshme eshte se opozita pa bere asnje verifikim apo mbikeqyrje akuzon ne menyren me te pabaze Ministrine e Mbrojtjes per trafik armesh. Une do t'ju pyesja: sa e mundur eshte qe Ministria e Mbrojtjes e nje vendi anetar te aleances me te fuqishme te globit, te asaj aleance, e cila po lufton per vendosjen e paqes dhe sigurise anembane globit, te beje trafik armesh? Natyrisht ashtu sikurse ne kohen e anetaresimit te vendit ne NATO, opozita nuk e dha kontributin e saj per kete anetaresim, edhe tani kerkon qe te njollose punen e Ministrise se Mbrojtjes, kerkon qe ato arritje qe Forcat tona te Armatosura kane patur ne pjesemarrjet e tyre ne misione jashte vendit, ku kane qene te barabarte me aleatet tane me te medhenj, ti erresoje nepermjet ketyre akuzave te pabaza. Ne vend qe te kerkojne te bejne nje mbikeqyrje kushtetuese ata jane te interesuar vetem te krijojne zhurme dhe nepermjet kesaj zhurme te krijojne imazhin e nje ministrie qe nuk do te kontrollohet dhe qe fsheh mistere te medha. Nese do te ishin te interesuar per mbikeqyrje parlamentare, natyrisht qe kjo eshte e mundur ne cdo kohe per aq kohe sa zbatohet kushtetuta dhe ligjet e mbikeqyrjes, ligjet e ruajtjes se sekretit dhe cdo rregull qe ka te beje me manexhimin e informacioneve te klasifikuara. Ndaj dhe akuzat e opozites mbeten ne kuadrin e shpifjeve te pabazuara.