E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani: Siguria e Evropës, e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

PRISHRINË, 3 tetor/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë në kuadër të së cilës është zhvilluar një tryezë me liderë evropianë e fokusuar në çështjen e sigurisë.

Osmani ka theksuar gjatë këtij takimi rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Presidentja ka deklaruar se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›