E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani kujton ndërhyrjen e NATO-s 27 vjet më parë dhe ndan videon e Clintonit: Kosova nuk harron!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO në Kosovë, 27 vjet më parë.

Presidentja ka shpërndarë një video nga momenti kur presidenti amerikan Bill Clinton dha lajmin  për ndërhyrjen ushtarake.

Osmani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancave ndërkombëtare, duke i cilësuar ato jetike për lirinë e vendit.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, ka deklaruar ajo.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›