E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani organizoi pritje në fund të mandatit, zyrtarja e BE-së e falënderon për bashkëpunimin

PRISHTINË, 2 prill /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar pritje me rastin e largimit të saj nga detyra dhe ndër të ftuarat ishte edhe ushtrueseja e deëtyrës së shefës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Në një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, theksohet se Palatova pati nderin të merrte pjesë sot në pritjen e Presidentes Vjosa Osmani dhe ta falënderonte atë për bashkëpunimin e saj gjatë viteve.

“Si partneri më i besueshëm i Kosovës, BE mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Palatova.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›