E Martë, 3 Nëntor 2026

Osmani takim me Kallas në Tiranë: Kosova e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE

TIRANË, 16 maj/ATSH/- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, shprehet Osmani në një postim në rrjetet sociale. 

Presidentja thekson se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, deklaroi Osmani pas takimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›