E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani takon komandantin e KFOR! Presidentja e Kosovës shpreh shqetësimin për provokimet e Serbisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ngritur sërish shqetësimin nga kërcënimi i dronëve serb gjatë një takimi me komandantin e KFOR në Prishtinë.

Në takim me gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash, i cili u riemërua komandant i KFOR-it javën e kaluar, Osmani bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë.

“Presidentja theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet e sigurisë me qëllim parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim e presidencës.

Zyrtarë të Kosovës thanë në fund të shtatorit se hapësira ajrore e Kosovës ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërsa KFOR sqaroi se nuk kishte vërejtur ndonjë dron që mund të ndikonte sigurinë e vendit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›