E Hënë, 2 Nëntor 2026

Osmani takon presidentin e Guinea Bissau: Forcim i pozitës ndërkombëtare të Kosovës

PRISHTINË, 24 shtator /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Osmani tha se ka falenderuar Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embaló për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në Nju-Jork për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›