PAMJE ME DRON/ Përfshihet nga flakët tarraca e një pallati në qendër të Shkodrës

Zjarr ka rënë në tarracën e një pallati në qendër të qytetit të Shkodrës. Pamjet me dron që Report Tv ka siguruar tregojnë tarracën të përfshirë nga flakët që po përhapen në pjesën tjetër të ndërtesës. Në tarracë dikur gjendej një biznes, por është mbyllur prej 2 vitesh.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Lajm në përditësim...

