E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

Arrestohet Sokrat Vata, dyshohet se vrau turistin portugez Luis Varela në Ksamil

Sokrat Vata, 29 vjeç, është arrestuar rreth 5 orë pas vrasjes së turistit portugez Luis Varela , 20 vjeç, në Ksamil.

Policia mohoi që viktima ishte francez me emrin Miguel Mendes. Ai është portugez dhe ndodhej në Ksamil me një grup turistësh nga ky vend.

Vata u kap në aksin rrugor Levan-Fier, në kuadër të një operacioni të koordinuar mes shërbimeve të Policisë së Vlorës dhe Fierit. Ai ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke. Në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk.

Sokrat Vata dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas të dhënave paraprake, Luis Varela u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil. Ai dyshohet se u godit me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›