E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Franca: Akuzat amerikane për antisemitizmin të papranueshme

PARIS, 25 gusht /ATSH-DPA/- Franca ka thërritur ambasadorin amerikan në Paris, pasi diplomati i dërgoi një letër presidentit Emmanuel Macron duke pretenduar se qeveria franceze nuk kishte bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin.

Në letër, ambasadori amerikan Charles Kushner shprehu “shqetësim për rritjen e akteve antisemite në Francë” dhe sugjeroi që autoritetet franceze nuk kishin arritur t’i adresonin ato në mënyrë adekuate, tha Ministria e Jashtme Franceze në një deklaratë të dielën në mbrëmje.

“Akuzat janë të papranueshme”, vazhdoi deklarata.

Ministria franceze tha se rritja e incidenteve antisemite që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga organizata militante Hamas ndaj Izraelit është për të ardhur keq dhe një realitet, duke theksuar se autoritetet franceze po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të luftuar akte të tilla.

Deklarata shtoi se komentet e ambasadorit shkelën ndalimet e ligjit ndërkombëtar kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›