E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Macron mbështet një takim Trump-Putin-Zelensky në një vend neutral

PARIS, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetje për një takim trepalësh midis presidentit të SHBA-së Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Evropë.

Pas një video-thirrjeje me presidentin e SHBA-së dhe udhëheqësit evropianë, Macron tha në rezidencën e tij verore në Bormes-les-Mimosas në jug të Francës se ”Trump donte të nxiste një takim të tillë”.

“Ne dëshirojmë që ai të mbahet në Evropë, në një vend neutral që pranohet nga të gjitha palët”, postoi Macron në platformën e mediave sociale X.

Macron tha gjithashtu se Trump kishte qenë shumë i qartë se qëllimi i SHBA-së ishte të arrinte një armëpushim në Ukrainë në takimin me Putinin në Alaska.

Presidenti francez theksoi më tej se çështjet që kanë të bëjnë me territorin ukrainas duhet dhe nuk do të negociohen pa Ukrainën.

Ai tha gjithashtu se ishte e rëndësishme që Evropa të dëgjohej para takimit.

”’Ndërsa ishte normale që SHBA-të dhe Rusia të flisnin në mënyrë bilaterale, është e rëndësishme që kur diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Evropën, sigurinë tonë të përbashkët, të ketë koordinim me ne evropianët”, theksoi Macron. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›