PARIS – Pesë arrestime të tjera për grabitjen në Luvër

PARIS, 30 tetor /ATSH/ – Pesë persona të tjerë janë arrestuar në hetimin për vjedhjen e xhevahireve nga Muzeu i Luvrit, njoftoi prokurori i Parisit, shkruan AP.
”Të pesë personat u arrestuan të mërkurën vonë në mbrëmje në Paris dhe në rajonin e Parisit”, tha prokurorja Laure Beccuau për radion RTL.
Ajo nuk zbuloi identitetin e tyre ose detaje të tjera.
Xhevahiret mbeten të zhdukura.
Dy të dyshuarve të arrestuar më parë iu dhanë akuza paraprake të mërkurën dhe pranuan pjesërisht përgjegjësinë e tyre, sipas prokurorit./ /os/