PD: Vrasja e diktatorit të Teheranit, lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me lajmet për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ajetullah Khamenei, nga bombardimi i rezidencës së tij në Teheran nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Përmes një deklarate për shtyp, PD e cilëson si një lajm shumë të mirë jo vetëm për kombin Iranian por për të gjithë njerëzit e lirë në borët.
“Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ajetullah Khamenei, nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni amerikano-izraelit. Ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për të gjithë njerëzit e lirë në mbarë botën.
“Partia Demokratike përshëndet këtë goditje fatale për regjimin obskurantist të Iranit dhe uron që, pas vrasjes së tij dhe eliminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ajetullahëve, populli iranian të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim”, thuhet në njoftimin e PD.
/m.q/a.f/