E Martë, 3 Nëntor 2026

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit. Përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark.

Në kërkesën e dorëzuar tanimë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen.

PD pretendon fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›