PD kallëzon Peleshin për mosthirrjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës”.
Sipas PD-së, Peleshi ka bllokuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili ishte thirrur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes, zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
PD pretendon se, pavarësisht kërkesave të përsëritura të pesë anëtarëve të Këshillit për mbledhje në datat 22, 23, 29, 30 dhjetor 2025 dhe 6 janar 2026, kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen, duke vepruar në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me nenin 13, pika 6 të Rregullores së Kuvendit.
Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se veprimet e Peleshit kanë penguar mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë dhe kanë dëmtuar të drejtën e deputetëve për të mbajtur mbledhjen e Këshillit.
1 nga 2/gj.m/j.p/