E Martë, 3 Nëntor 2026

PD kërkesë KQZ-së: Mungojnë 130 mijë fletë votimi, nisni hetim administrativ

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i shpreh shqetësimin për mungesën e mbi 130 mijë fletëve të votimit për zgjedhësit brenda vendit.

Sipas PD-së, “nuk përputhet numri i numri i fletëve të votimit të prodhuara me votat e gjetura në kuti”.

Lidhur me këtë shqetësim, Partia Demokratike kërkon nisjen urgjente të një hetimi administrativ për përmbajtjen e fletëve të votimit në të gjitha kutitë në mbarë vendin.

PD kërkon po ashtu sqarime të detajuara mbi këtë situatë me qëllim që të tregohet qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130 mijë fletëve të votimit, pasi sipas saj, “nuk përputhet në asnjë mënyrë numri i total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletët e papërdorura dhe fletët e dëmtuara.

PD këmbëngul që KQZ të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.

1 nga 2

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›