E Hënë, 2 Nëntor 2026

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

“Partia Socialiste është lokomotiva e Reformës në Drejtësi, ndërsa opozita kërkon të zhbëjë reformën”.

Kështu u shpreh deputeti socialist Ardit Bido, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe.

“Është vetëm një forcë politike që e mban këtë sistem dhe pret vendimin e gjykatave”, theksoi Bido.

Sipas tij, “organizmat brenda Reformës në Drejtësi janë të pavarura” dhe “për herë të parë kemi rënë dakord që institucione si SPAK janë të pavarura”.

“Ekzistenca e këtyre organizmave të pavarura të drejtësisë është thesar dhe duhen ruajtur si sytë e ballit. Thënë kjo, nuk do të thotë që çdo vendimmarrje e drejtësisë është e drejtë apriori”, tha Bido.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›