PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e votimit në Vlorë/ Nga KQZ ende s’ka vendim

Materialet zgjedhore vijojnë të shpërndahen, ndërkohë në KQZ ka mbërritur një kërkesë e PD për shtyrjen e orarit të votimit. PS ka kërkuar më parë që të shtyhet ky orar pasi është zhvilluar aktivteti “Giro D’Italia”, ndërkohë që PD ka qenë kategorikisht kundër.
Ndërkohë PD ka publikuar materiale zgjedhore në rrjetet sociale, megjithatë kemi vetëm një deklaratë nga Celibashi që ka thënë se duhet të ndalojnë partitë politike me deklarata politike në këtë heshtje zgjedhore. Vetë Kodi Zgjedhor parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë në rast shkeljesh.
“Duke iu referuar kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”, ju informojmë se Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM) është kategorikisht kundër këtij propozimi.“, thuhet ne deklarate.
/ abcnews.al