E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nderon Azem Hajdarin, Berisha: Studentët ishin heronjtë e vërtetë, pararendës të ndryshimit epokal

Në fjalën e tij, Berisha tha se studentët ishin heronjtë e vërtetë dhe pararendës të ndryshimit epokal në vend.

  • ‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë!
  • PD ka përkujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990, Lëvizjen Studentore që çoi në rrëzimin e regjimit komunist, duke bërë homazhe në bustin e Azem Hajdarit në Qytet Studenti. Kreu Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se studentët si “uragan” arritën të rrëzonin regjimin dhe t’i hapnin rrugën demokracisë.
  • “Nisën protesta, e revoluzion demokratik që si një uragan në tre ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit pluralizmit politik. Kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si datën më të rëndësishme gjer atëherë në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Për shqiptarët e Shqipërisë 8 dhjetori është ditëlindja e lirive të tyre, më 8 dhjetor 1990 studentët liberatorë, engjët e demokracisë, të udhëhequr nga prijësi i tyre legjendar Azem Hajdari, u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë për të përmbysur diktaturën komuniste. Studentët ishin misionarë të paepur, pararendës të një ndryshimi epokal, të cilët që në protestën e parë shpallën si moto të revolucionit të tyre “Liri demokraci, Shqipëria si Evropa. “, tha ai.

    Berisha më pas nisi sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›