E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD zëvendëson intelektualët me “çingije”Nga Tema Vetëm mbrëmë vonë është përmbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. E vetmja surprizë duket se ka qenë vota masive që ka marrë këngëtarja Çiljeta X

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PD zëvendëson intelektualët me “çingije”Nga Tema
Vetëm mbrëmë vonë është përmbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. E vetmja surprizë duket se ka qenë vota masive që ka marrë këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e bërë e njohur për publikun me këngën e saj “Oh, sa kam b... e mirë”. Xhilaga është ndër më të votuarat, ndërsa sot pritet që të bëhet publike lista, që më pas do të marrë dhe firmën e kryetarit Sali Berisha. Ky i fundit e ka përkrahur iniciativën që Çiljeta të jetë në forumin e lartë të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, emrat e tjerë të përzgjedhur nuk përbëjnë asnjë interes. Shumë nga personave që kandidonin ishin drejtues në institucione, që cilësohen me shumë para, si ISKSH, ISSH, dogana apo tatime.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, pa prurje

“Faktori Plus”

Këshilli Kombëtar i dalë nga Kuvendi i Partisë Demokratike reflekton status-quo-në dhe mungesën e debatit brenda kësaj force politike. Lista e bërë publike tregon qartë se thuajse nuk ka prodhuar asnjë lajm të ri për këtë parti. Nga ky Këshill do të zgjidhen javën që vjen drejtuesit kryesore të PD dhe kryesia e kësaj partie.
Nëse përpiqesh të kuptosh, se cila është platforma e Partisë Demokratike në pushtet, pas Kuvendit të saj të 9, është e vështirë ta identifikosh atë nga çfarë u thanë dhe miratuan në Kuvend. Kuvendi pa debat dhe fjalimi i vetëm i Sali Berishës nuk u thanë asgjë qytetarëve shqiptarë. Po ashtu, lista e shpallur e Këshillit Kombëtar pasqyron pikë më pikë status quo-në e kësaj partie dhe inercinë e drejtimit nga zyrat e qeverisë.
Në raste të tilla mbetet të gjykosh idetë politike të saj nga tezat ku fokusohet lidershipi i partisë në publik. Edhe këtu i njëjti ngërç. Tezat e vetme politike që po elaboron kryetari i kësaj partie, pasuar nga gjithë zërat drejtues, janë sulmet ndaj jetës personale të liderit të opozitës, me akuzën se lidershipi i opozitës është një kupolë mafiozo-puniste.
Kjo gjatësi vale e partisë më të madhe në pushtet në të vërtetë nuk ka asgjë të përbashkët me nevojat që ka debati publik në Shqipëri. Kriza politike në vend është mbërthyer rreth transparencës së procesit zgjedhor dhe për këtë pikë ky Kuvend nuk jep asnjë përgjigje.
Kriza e drejtimit të brendshëm të PD është e fokusuar te mungesa e rregullave të karrierës në parti, e as për këtë Kuvendi nuk jep asnjë përgjigje. Kriza e qeverisjes është e fokusuar te korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit në duart e Familjes së kryeministrit dhe ky Kuvend nuk hap gojë për këtë. Por mbi të gjitha kriza po thellohet nga mungesa e perspektivës së zgjidhjes së saj dhe ky Kuvend, jo vetëm që nuk jep përgjigje, por i hedh më shumë benzinë zjarrit në këtë drejtim.
Lista e re e Këshillit Kombëtar shihet qartë se ka pastruar me kujdes çdo mbështetës të mundshëm të Bamir Topit në këtë parti, duke i shpallur në njëfarë mënyre luftë elektoratit të Tiranës, dhe ka shtuar, ose njerëz të rëndomtë, ose persona të lidhur me Familjen.
Kuvendi i PD ndërkohë injoroi gjithë problemet që iu krijuan qeverisjes së vendit nga mungesa e luftës kundër korrupsionit, dhe kapja e shtetit prej segmenteve të biznesit të lidhur me familjarë të zotit Berisha.
E gjendur para një situate të vështirë, mbushur plot me skandale, PD u fokusua gjatë gjithë këtij viti te lufta kundër pushtetit gjyqësor. Dosja e Gërdecit, e cila gjendet në gjykatë, u mbyll për të akuzuarin e saj kryesor, Fatmir Mediun. Edhe pse Berisha deklaron në tribuna se nuk e njeh imunitetin si mburojë për veten dhe qeverinë e tij, ministri i tij, Fatmir Mediu, u mbrojt në Gjykatë pikërisht me imunitetin. Çështja Mediu bëhej e nxehtë, pasi skandali për të cilin ai akuzohet çon normalisht para drejtësisë djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, lobuesi kryesor i kontratës vdekjeprurëse dhe bashkëpunëtor i Mihal Delijorgjit. Media botoi tabulatet e tij me Delijorgjin pas tragjedisë, raportimet me faks të ministrit të Drejtësisë për të, dhe hyrje-daljet e tij në zyrën e Fatmir Mediut ditët kur lobohej kontrata.
Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës, me arsyetimin procedural se afati i hetimit kishte kaluar me disa javë, duke e varrosur kështu përfundimisht këtë çështje. Me të njëjtën mënyrë është mbyllur dhe gjyqi ndaj sekserit të Familjes Berisha, serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, bizneset e të cilit në Shqipëri janë praktikisht nën administrim prej studios ligjore të vajzës së Sali Berishës.
Nën peshën e akuzave për korrupsion, kapje të shtetit dhe përdorim të pushtetit për interesa të njerëzve të afërt të tij, Berisha shkoi drejt zgjedhjeve të 28 qershorit me një listë besnikësh, që nuk përfaqësonin më as frymën e vitit 2005, dhe as nevojën për reforma që ka ajo parti. Ai përjashtoi nga listat e deputetëve gjithë figurat me individualitet politik. Mbështetësit e presidentit Bamir Topi, ish-nënkryetar i PD, janë zbuar nga listat dhe strukturat e PD, duke shënuar kështu fushatën e fundit spastruese në PD, dhe duke i lënë ata jashtë garës së partisë dhe garës elektorale.
Zgjedhjet e 28 qershorit dëshmuan efektin rrënues të këtyre figurave tek elektorati stabël i PD. PD pati rënie të ndjeshme në jug të vendit dhe në disa zona në veri të saj. Po ashtu rënie pati në Durrës, Elbasan dhe Korçë.
Përmes mobilizimit të strukturave shtetërore me një fushatë të pashembullt financiare dhe mediatike jashtë çdo rregulli, dhe me një teknologji të avancuar manipulimi, PD arriti të shkoje deri afër fitores, pa e prekur atë. Pas kësaj, ajo nisi përpjekjet për të bërë pjesë të koalicionit LSI, duke përdorur për këtë investimin që vetë PD kishte bërë për mandatin e dyshimtë të Dritan Priftit në Fier. Siç rrëfen vetë Prifti, ai mandat ishte falë ndërhyrjes së Berishës.
Pas zgjedhjeve, Berisha u fokusua te lufta kundër opozitës dhe akuzat e tij për lidhje të saj me mafien.
Kuvendi i fundit, i cili duhet t’i jepte një përgjigje vizionit të ri të PD, në të vërtetë ofroi si të renë e vetme zëvendësimin e Ylli Pangos me këngëtaren Çiljeta apo mbushjen e listës shtesë me emra që vijnë nga rekomandimet e familjarëve të zotit Berisha. E gjithë kjo nuk do t’ia vlente të debatohej, nëse, siç theksojnë, kritikët e kësaj partie, demokracia e brendshme brenda saj, dhe fryma progresive, mund të ndryshonte shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht po bën të kundërtën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›