E Hënë, 2 Nëntor 2026

PPE miratoi rezolutën e hartuar nga PD, Rama: Mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, u ndal edhe tek rezoluta e miratuar këtë të mërkurë në samitin e PPE të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.

Rama u shpreh se dje u dëgjuan “boritë e para” të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit për Partinë Demokratike.

Kryeministri i cilësoi si një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe humbje.

Rama:  Kemi disa gjera besoj për të filluar duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra dje, ra dje boria në mbledhje në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe s’dinë as ato çfarë të bëjnë dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin, blerja vote me leke dhe me kanabis, punësime elektorale dhe prokurorime favorizuese për mbështetësit e socialistëve, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetim kundër kandidatëve të opozitës.

Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasura zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka patur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se në ndërkohë kemi një strukturë të tërë, që është SPAK, që është në terren dhe është edhe në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›