E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Vendimi gjykatesrefuzim i 3 kerkesave te BE

Kryesia e PS ka vendosur te mbledhe asamblene ne oren 1100 te 22 janarit pikerisht nje dite pas tubimit qe do te mbahet ne date 21 per vrasjen e 4 protestuesve vitin e shkuar. Ne asamble do te diskutohen shume pika nga programi i PS por edhe vendimi i Gjykates se Larte ne procesin ndaj Ilir Metes.

Kryesia e PS e ka quajtur kete vendim si nje prove te padiskutueshme te kapjes se Gjykates se Larte dhe ka akuzuar drejtperdrejte kryeministrin Berisha si manovruesin e fijeve qe kontrollojne gjykatesit.

Ky vendim eshte shembulli me i keq i bashkefajesise se pushtetit gjyqesor i cili eshte nen kontrollin e Sali Berishes. Kjo eshte nje vale e re e korrupsionit me prapavije qeveritare. Vendimi eshte refuzim i drejtperdrejte i 3 kerkesave te BE deklaron PS.

DEKLARATA E KRYESISE SE PS
Partia Socialiste e Shqiperise e konsideron vendimin e djeshem te Gjykates se Larte te Shqiperise
Deshmine me alarmante te renies se rendit ligjor dhe shtetit te se drejtes
Faktin me trondites te therrmimit te parimit kushtetues Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit
Proven e perseritur dhe me te padiskutushme te kapjes perfundimtare te Gjykates se Larte e te vendosjes se pushtetit gjyqesor nen kontrollin e pushtetit politik te Sali Berishes
Konsolidim te kultures se pandeshkueshmerise pas tre vendimeve te njepasnjeshme te se njejtes Gjykate per tre raste flagrante te korrupsionit ne nivelin me te larte qeveritar
Konfirmim te lidhjes se shkurter mes aktivitetit kriminal te politikes ne pushtet dhe drejtesise si garante e kesaj te fundit
Neperkembje te parimit kushtetues te drejtesise shoqerore si baza e shtetit dhe zevendesimin e ketij parimi me padrejtesine shoqerore si vazhde ne procesin qeverises
Shembullin me te keq te bashkefajesise se pushtetit gjyqesor ne mes te nje vale te re te korrupsionit me prapavije qeveritare me pasoja te renda per ekonomine kombetare dhe ate familjare te qytetareve shqiptare
Shtyse te drejteperdrejte negative ne profilizimin e pervitshem te Shqiperise si nje regjim hibrid dhe i korruptuar larg vlerave e parimeve te familjes europiane.
Partia Socialiste e Shqiperise e konsideron gjithashtu me shqetesim te thelle kete vendim si nje refuzim i drejteperdrejte i tre prioriteve kyce te vendosura nga Bashkimi Europian per Shqiperine
ndash nje drejtesi e pavarur e profesionale
ndash lufte kunder korrupsionit ne nivelet e larta
ndash lufte kunder krimit te organizuar.
Perpjekjes per permbushjen e ketyre prioriteve ne kuadrin e 12 prioriteteve qe duhet te permbushe Shqiperia per tu bere kandidate per Bashkimin Europian Gjykata e Larte i ka dhene dje nje goditje jashtezakonisht te rende .
Sot kandidatura e Shqiperise per statusin e kandidatit eshte e dobesuar ne menyre te konsiderueshme dhe vendin tone e kercenon per shkak te vendimit te djeshem te Gjykates se Larte nje deshtim i trete radhazi i aplikimit per kete status ne 100 vjetorin e pavaresise e te shtetit shqiptar.
Demokracia pa drejtesi eshte tirani
Duke shprehur ne kete rast indinjaten ne emer te te gjithe qytetareve shqiptare te tronditur thelle dhe me plot te drejte nga rrenimi perdite e me i madh i shtetit te se drejtes Partia Socialiste e Shqiperise nenvizon me force domosdoshmerine e rivendosjes se demokracise ne vend dhe u ben apel te gjitha forcave demokratike te shoqerise te vihen aktivisht ne sherbim te ketij misioni kombetar.
Ne socialistet dhe progresistet shqiptare jemi sot edhe me te motivuar e te angazhuar se dje per te vene ne jete programin tone te ri Per nje Rilindje Shqiptare duke theksuar fort cka kemi miratuar solemnisht ne kete program
Cmontimin e regjimit te padrejtesise
Vendosjen e barazise para ligjit dhe shtetit te se drejtes
Crrenjosjen e pandeshkueshmerise si kulture e ketij regjimi
Heqjen e imunitetit kushtetues si pengese per te hetuar e ndeshkuar krimin dhe korrupsionin ne nivelet e larta te pushteteve kushtetuese dhe ndalimin e politikes per tu perdorur ne sherbim te korrupsionit
Transparencen e plote te te gjitha vendimeve e akteve te shumices se sotme te bera me qellim pervetesimin e paligjshem te pasurive kombetare e publike apo pasurimin e paligjshem dhe marrjen e hapave kushtetues e ligjore per ndeshkimin e ketij fenomeni shkaterrues per ligjshmerine e per ekonomine kombetare
Nxitjen me fakte e prova te rihetimit dhe gjykimit te cdo ceshtjeje gjyqesore me objekt korrupsionin e nivelit me te larte qeveritar mbyllur arbitrarisht nga gjykata ne refuzim te qarte te fakteve te njohura boterisht ekspertimeve profesionale kombetare e nderkombetare
Garantimin e pavaresise se cdo institucioni ne cdo nivel te sistemit te drejtesise.
Partia Socialiste e Shqiperise garanton qytetaret shqiptare dhe miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise se do te zbatoje pike per pike te gjitha angazhimet e marra ne programin e saj te ri Per nje Rilindje Shqiptare. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›