E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e aleatet, tre qendrime per mazhorancen Qamil Xhani

Reforma zgjedhore, statusi kandidat dhe pakti i kryesocialistit per integrimin, do te jene tre ceshtjet per te cilat opozita do te paraqese nje qendrim zyrtar javen e ardhshme. Vendimi eshte marre dje gjate takimit qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, zhvilloi me disa nga aleatet e Opozites se Bashkuar. Takimi informal eshte zhvilluar ne restorantin afer selise se Partise Socialiste. Ne bisede kane marre pjese kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi; kryetari i PSV '91, Petro Koci; kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule dhe koordinatori i Opozites se Bashkuar, Prec Zogaj. Ne takimin qe zgjati per rreth dy ore, eshte diskuar mbi qendrimet e opozites dhe ceshtjet qe lidhen me reformen. Prec Zogaj tha per mediat, se ne takimin e radhes do te paraqiten tre qendrime konkrete. "Pika e pare do te jete nje diskutim politik per progres-raportin e Komisionit Evropian per integrimin e Shqiperise. Pra, nje analize dhe nje qendrim i opozites shqiptare ne lidhje me kete raport",- tha ai. Ne lidhje me paktin prej 10 pikash te propozuar nga kreu i PS-se, Zogaj u shpreh se opozita do te kete nje qendrim te perbashket. "Do te diskutojme per te sintetizuar, qendrimin tone ne lidhje me fatin e paktit per integrimit, qe ka propozuar kjo opozite, dhe per te cilin qeveria deri me sot, mjerisht nuk ka asnje reagim serioz",- tha ai. Ne lidhje me reformen zgjedhore, aleatet e PS-se pritet te koordinojne qendrimet ne lidhje me propozimet qe jane hedhur ne tavoline. Mendimet e aleateve dhe negociatoreve te PS-se do te permblidhen ne nje dokument te perbashket. "Do te miratojme besojme, po ne kete mbledhje, nje kuader parimesh per reformen zgjedhore. Per te cilen ka punuar grupi i punes, qe sic e dini eshte ngritur para dy javesh",- u shpreh dje Zogaj. Mungesa e disa prej krereve te partive te koalicionit, nuk eshte cilesuar si politike nga ana e pjesemarresve ne takim. Mbledhja e aleateve, ku diskutohet per qendrimet e opozites, eshte bere nje praktike e perjavshme e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›