E Diel, 1 Nëntor 2026

PS feston 35-vjetorin, Rama: Investimi në Zvërnec është i domosdoshëm, rrjetet sociale kanë keqinformuan qytetarët

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet të madh të zhvilluar në Sheshin “Italia” në Tiranë, ku të pranishëm janë anëtarë, simpatizantë dhe drejtues të lartë të partisë.

Në këtë organizim merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, i cili shënon një moment të veçantë për socialistët, duke reflektuar mbi rrugëtimin politik të forcës që ka udhëhequr vendin në disa mandate qeverisëse dhe mbi rolin e saj në konsolidimin e institucioneve demokratike.

Aktiviteti i Partisë Socialiste nis me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për të vijuar më pas me adresimin e Kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të PS-së, Edi Rama.

I cili gjatë fjalës së tij pritet të përcjellë mesazhe mbi ecurinë e partisë, projektet e saj, si dhe vizionin për të ardhmen, përfshirë objektivin e integrimit europian. 

Ky aktivitet vjen pas një turi takimesh në 12 qarqe të vendit, ku janë vlerësuar kontributet e socialistëve të vjetër dhe të rinj gjatë këtyre dekadave.

Në mesazhin e tij të shpërndarë më herët në rrjetet sociale, Rama ka uruar të gjithë anëtarët e PS-së, duke theksuar se partia mbetet e vendosur në misionin e saj historik për të çuar Shqipërinë drejt integrimit europian, me vitin 2030 si pikë kulmore për anëtarësimin në Bashkimin Europian. 

Ai ka nënvizuar se PS është sot një forcë politike moderne, e aftë të përshtatet me sfidat e kohës dhe të udhëheqë reformat e rëndësishme për shtetin ligjor, ekonominë e tregut dhe zhvillimin e vendit.

Klosi: PS, e vemtja forcë politike që e integron Shqipërinë në BE

Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi në fjalën e tij hapëse theksoi se në këtë rrugëtim të 35-vjetorit, Partia Socialiste është forca politike që mund ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur folur në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Klosi theksoi se “Partia Socialiste në 35 vjet i ka shërbyer vetëm Shqipërisë”

“Në këtë udhëtim të 35-vjetorit, bashkë u jemi përulur të gjithë themeluesve për sakrificën që ata kanë bërë për krijimin e kësaj force të madhe. Të gjithë së bashku kemi dhënë mbështetjen e pakursyer për lidershipin e Partisë Socialiste, për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili së bashku me PS-në po e çon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Ne socialistët kemi shprehur dhe kemi qenë së bashku me njerëzit e thjeshtë, të gjithë ne jemi krenarë se Partia Socialiste në 35 vjet i ka shërbyer vetëm Shqipërisë. Prandaj ne jemi të gjithë këtu së bashku jemi kaq shumë për të uruar që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorë evropianë të Partisë Socialiste”, tha Klosi.

Rama: 25% e territorit zonë e mbrojtur, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh në Vjosë

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e Partisë Socialiste për 35-vjetorin e themelimit, Kryeministri Edi Rama u ndal tek çështjet e mjedisit, kujtimet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe roli i qeverisë në mbrojtjen e natyrës. 

Rama tha se ndan të njëjtin shqetësim me protestuesit për mbrojtjen e natyrës, mjedisit dhe cilësinë e jetës. 

 “E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish nuk është si duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj për jetën e banorëve të tokës, brishtësinë e mjedisit përballë veprimeve të njerëzve me pushtet. Qysh kur kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë.” 

Ai kujtoi Tiranën e para dy dekadave, duke thënë se shumë të rinj nuk e mbajnë mend qytetin në atë periudhë.

 “Shumë prej atyre që janë në bulevard apo që i mbështesin nga rrjetet sociale, janë shumë të rinj për ta kujtuar Tiranën e 20 viteve më parë, kur kishte më shumë pemë të prera se të mbjella. 90 për qind e pemëve që shohin në rrugët e Tiranës i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu, në kohën që si kryetar bashkie dola nga zyra duke lënë pas 55 mijë rrënjë pemësh dekorative. Shumë prej atyre pemëve të larta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, pasi duheshin shembur kioska dhe ndërtime.” 

Rama shtoi se vetëm në skarpatet e Lanës janë hequr 123 mijë ton beton dhe se kjo përvojë i ka mësuar se çdo hap përpara shoqërohet me kundërshtime. 

 “Që atëherë unë mësova se në këtë vend nuk hedh dot një hap për të ecur përpara, pa bërë një sherr që të kthen pas. Që atëherë më flet në vesh Faik Konica, i cili thotë ‘bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh’.” 

Duke iu referuar debatit për investimin në Zvërnec, Rama tha se ishte qeveria e tij që hartoi për herë të parë ligjin për zonat e mbrojtura. 

 “Ligjin e parë për zonat e mbrojtura e bëri qeveria e PS-së në mandatin tonë të parë. Deri në vitin 2017, Shqipëria nuk kishte ligj për zonat e mbrojtura. Ishim ne që e kemi çuar në 25% sipërfaqen e zonave të mbrojtura të Republikës së Shqipërisë. Një e katërta e territorit është zonë e mbrojtur. Ishim ne që krijuam Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.” 

Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon me administratë të plotë për zonat e mbrojtura. 

 “Shqipëria është i vetmi vend i rajonit me administratë në të gjithë territorin për zonat e mbrojtura, me 12 parqe kombëtare, 11 peizazhe të mbrojtura dhe 700 monumente natyre.” 

Rama përmendi edhe anulimin e kontratave për hidrocentralet, duke e lidhur me shpalljen e Vjosës park kombëtar. 

 “Ishim ne që bllokuam lejet e dhëna mbi shtretërit e lumenjve tanë, ku vetëm mbi lumin magjik të Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, bashkë me degët e veta, në një sipërfaqe prej plot 12 mijë hektarësh, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Në Greqinë fqinje dhe mike, ku ndodhen 17 kilometrat e para të Vjosës, nuk i është dhënë lumit të fundit të egër në Europë mbrojtja që i kemi dhënë ne.” 

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, është amanet i shenjtë. Bashkë drejt BE

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u ndal tek mbrojtja e mjedisit dhe investimet strategjike, duke theksuar se për të, Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, por është një amanet i shenjtë.

Ai kujtoi anulimin e kontratave të hidrocentraleve në Vjosë dhe ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për mbrojtjen e natyrës dhe të ardhmen e vendit.

Rama kujtoi anulimin e kontratave për hidrocentralet në lumin Vjosë dhe ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për mbrojtjen e natyrës. Ai foli edhe për betejat ligjore me investitorë të huaj, duke theksuar se Shqipëria nuk ka humbur asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve. 

 “Leje të dhëna qorrazi në shtretërit e lumenjve, në lumin e Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Nuk i është dhënë mbrojtje kaq e fortë, e shpëtuam Vjosën nga hidrocentralet. Jemi në betejë me një kriminel, kur i mori Shqipërisë 110 milionë euro në arbitrazh, dhe ata opozitarë shpërndanin para zgjedhjeve fletushkën se ikën 110 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve. Ai llum i sjellë në Shqipëri, nuk ka marrë asnjë qindarkë, por po përballet me drejtësinë në Belgjikë. Hidrocentrali i tij monstruoz iku për skrap. Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, flamuri i ngritur në Vlorë nga plaku legjendar i pavarësisë, nuk ka qenë çarçaf patriotizmi, por për ne, për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe në zemrën time.”-tha ai. 

Më tej, kryeministri shtoi se, “Kur opozitarët tanë, të vjetrit e të rinjtë shpërndanin para zgjedhjeve, në të gjitha makinat, në xhama e në shtëpi, fletushkën se ikën 110 mln dollarë nga taksat. Ai llum, i sjellë në Shqipëri nga tjetërkush më parë, jo vetëm që s’ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, po po përballet me drejtësinë në Belgjikë, ndërsa hidrocentrali i tij monstruoz, iku për skrap sepse qëkur PS ka marrë përsipër misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, ky vend s’ka qenë kurrë më krijesë e kërrusur para askujt, flamuri s’ka qenë as çarçaf patriotizmi të shtirur, as tortë për t’u ofruar. Për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe zemrën time! Prandaj jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju, qoftë ata që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie, ata që s’më besuan, edhe para atyre që mungojnë sot sepse s’janë më midis nesh, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nanon, krenaria e shprehur publikisht për mua dhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, kryesisht për të, mbetet për mua një vlerësim i veçantë. Nuk mund të harroj çdonjërin nga veteranët e luftës që i njoha në fillimet e këtij misioni, m’u bënë krah i fortë edhe pse më pritën me këmbët e para. S’e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo 1 herë, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim a me vlerësim të gabuar. Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider dhe bashkë me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë e çdo shqiptari që sot kudo qoftë, thotë jam shqiptar, jam krenar dhe së bashku do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon!” 

Rama: Investimi në Zvërnec është i domosdoshëm për ekonominë shqiptare

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua themeluesve, përfaqësuesve dhe anëtarëve të partisë duke theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe duke u ndalur tek debati i fundit mbi projektin e investimit në Zvërnec. 

 “Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtarë e anëtare të familjes sonë të madhe politike, puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35-vjetorit të lindjes së PS, një masë e madhe njerëzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi madhor që do të ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë,” tha Rama. 

Kryeministri e cilësoi investimin si të domosdoshëm për ekonominë shqiptare, duke theksuar se vlera e tij është më shumë se 1/7 e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. 

 “Ky investim është më shumë se 1/7 e PBB-së së vendit tonë. Vetëm ky projekt është dy herë e gjysmë më shumë se sa stoku i investimeve të huaja në Shqipëri vitin e kaluar,” u shpreh ai. 

Rama akuzoi rrjetet sociale për keqinformim dhe përhapje të gjysmë të vërtetave, duke i cilësuar si “apokalips digjital” që ka nxitur zemërimin e qytetarëve. 

 “E vërteta është që edhe unë po të isha qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke parë e dëgjuar gjysmë të vërteta të fryra nga lloj-lloj videosh e fotosh – pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunën dhe mbi Sazanin  do kisha dalë në bulevard i llahtarisur nga ky apokalips digjital,” theksoi Rama. 

Ai shtoi se anulimi i projektit, siç kërkohet nga protestuesit, do të ishte një gabim i madh dhe një humbje për të ardhmen e Shqipërisë. 

 “Pa diskutim, anulimi i një projekti kriminal që u trompetua me nota ulëritëse si shitje e ishullit të vetëm të Shqipërisë, si falje e një toke publike, si shkelmim brutal i së drejtës së pronës, do të dukej si gjëja më e pakta që duhet të ndodhte. Por e vërteta është krejt ndryshe,” tha Rama. 

Rama, protestuesve: Ejani shikoni faktet për Zvërnecin, ishulli i Sazanit nuk shitet

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar protestuesve duke iu kërkuar atyre që të shohin faktet lidhur me rastin e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit.

Duke folur në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama theksoi se shteti shqiptar nuk përfaqëson interesat e e investitorëve por ato të Shqipërisë.

“Ejani të verifikoni vetë faktet, merrni provat e nevojshme për t’u ndjerë të lehtësuar dhe krenarë se si institucionet tona e kanë menaxhuar qoftë interesimin për Sazanin dhe për interesimin për Zvërnecin.

Ne nuk përfaqësojmë interesat investitorëve, ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe në emër të atyre të interesave në tryezë ne kemi bërë dy kërkesa kryesore: ishulli nuk shitet, nuk jepet me qira dhe është e mbetet pronë e shtetit shqiptar.

Ndërkohë që shteti kërkon të marrë pjesë në investim dhe kërkon pjesë nga investimi në interes të popullit shqiptar”, tha Rama.

Ai bëri apel duke theksuar se protestuesit të vijnë dhe të ballafaqohen me të gjithë kërkesat që kanë lënë institucionet.

“Nuk ka njeri që nuk kupton se shitësit dhe tradhtarët nuk marrin pronë për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për popullin, nuk do e kishin problem fare që t’i bënin të gjitha këto që na akuzojnë ne dhe më akuzojnë mua.

Unë nuk jam si ata, që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të theksuar ato sirena. Ejani të ballafaqoheni me të gjithë kërkesat që kanë lënë institucionet. Ejani shikoni se si janë tërhequr investitorët nga aplikimet sepse kërkesat tona kanë qenë rigoroze”, theksoi Rama, ndërsa shtoi se kjo nuk është “vetëm një investim, është një xhevahir që ne duam të lenë në Mesdhe në emër të Republikës së Shqipërisë”.

Lajmi në zhvilli….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›