E Diel, 1 Nëntor 2026

PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve, qytetarët sërish protestë për Zvërnecin para Kryeministrisë

Në Tiranë po mbahet dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe ndaluan tek Kryeministria.

Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.

Ndërkohë në Pallatin e Kongreseve Partia Socialiste po feston 35-vjetorin e themelimit.

Kujtojmë se në Zvërnec pati tensione gjatë protestës, ndërsa pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan përplasje dhe momente dhune ndaj protestuesve nga roje private.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›