E Diel, 1 Nëntor 2026

“PS në opozitë, mbijetoi në errësirë”/ Rama: E vetmja forcë europianizuese e vendit, e prirur për të ndërtuar

Kryeministri Edi Rama thotë se PS mbijetoi në errësirë, teksa lideri i saj historik Fatos Nano, u burgos politikisht.

Në 35-vjetorin e PS në Dibër, Rama deklaroi se PS është e vetmja forcë europianizuese e vendit, e prirur për të ndërtuar, ndryshe nga PD, e cila vetëm ka shkatërruar.

“PS nuk kërkoi revansh, por kërkoi shtet të së drejtës. PS doli nga një opozitë ku kthimi i saj në krye të vendit u bë me daljen e liderit të sa j nga burgu, ku u mbajt padrejtësisht. Nuk pati qëllim për t’u hakmarrë, por nisi një rrugë të vështirë, për të kriuar kushtet që burgosjet politike të mos përsëriteshin në Shqipëri. PS është e vetmja forcë europianizese e këtij vendit. PS e ka karakterizuar prirja për të ndërtuar. Ata kanë qenë mishërim i përçarjes dhe urrejtjes, ndarjes së shqiptarëve.

Ka akuzuar me libër shtëpie, këdo. PS e ka të shkruar në ADN e vet, edhe raportin kristal me interesin kombëtar, edhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por dhe marrëdhënien qytetare europiane, me shoqërinë, por edhe me botën”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›