PS vazhdon fushatën në kryeqytet, Manastirliu takime me qytetarët

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar edhe këtë të shtunë takimet me qytetarët në kryeqytet, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Gjatë këtyre takimeve, Manastirliu është përqendruar në dëgjimin e shqetësimeve dhe nevojave të qytetarëve, duke u angazhuar për t’u përgjigjur kërkesave të tyre.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga këto takime, ku qytetarët i urojnë suksese Ogerta Manastirliut në garën për kryetaren e bashkisë së Tiranës.