PS voton kunder ndryshimeve ne Kodin Penal
TIRANE- Perfaqesuesit e PS kane votuar kunder ndryshimve ne Kodin Penal. Menjehere pas votes kunder te opozites kane plasur debate te tjera mes opozites dhe mazhorances. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmajli ka akuzuar deputetet e majte se kane per qellim te hedhin ne ere gjithe punen e bere deri me tani.
Qellimi juaj te hidhni ne ere gjithe punen. Preteksti juaj per mos ta votuar mund te diskutohej me vete si nisme e vecante te diskutohej nga eksperte te fushes ka thene Rusmajli.
Ora 12.38-FALSIFIKIMI I STATISTIKAVE PS TE DENOHET ME BURG
Nisin debatet ne Komisionin e Ligjeve mbi falsifikimin e statistikave zyrtare. Opozita ka kerkuar denime me burg deri ne 10 vite per ata qe manipulojne statistikat zyrtare duke kukuar te shmanget ajo qe i ndodhi Greqise.
Nderkohe qe Partia Demokratike e ka kundershtuar kete propozim duke thene se eshte ne kundershtim me kushtetuten. PD shprehet se vendi jone mbikeqyret nga nderkombetaret.
Deputetet e Partise Socialiste vleresojne domosdoshmerine e ndeshkimit te personave qe behen pjese e ketij manipulimi duke e cilesuar ate si nje veper penale. Falsifikimi i te dhenave statistikore zyrtare dhe administrative nga nepunesi publik ne ushtrimin e funksionit te tij zyrtar denohet me gjobe ose me burgim deri ne pese vjet. Kur kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se njehere apo ka sjelle pasoje te renda ne deformimin e tregut ose ekonomine e vendit denohet me burgim nga dy deri ne dhjete vjet dhe me gjobe nga 500 mije deri ne dy milione leke thuhet ne paketen e ndryshimeve qe priten te diskutohet sot ne Komisionin e Ligjeve.
KERKESAT E OPOZITES
Perfaqesues te opozites kerkuan shtimin e nje pike ne nenin 45 te Kodit Penal ne menyre qe asnje zyrtar i larte te mos i shmanget pergjegjesive se abuzimit me detyren. Ministrat jane pergjegjes individualisht per aktet e institucioneve qe drejtojne. Kryeministri ose ministri pergjigjet penalisht kur aktet e Keshillit te Ministrave te miratuara me nismen e tij apo per te cilat institucionet qe drejtojne kane dhene mendim jane te kunderligjshme dhe u kane sjelle atij ose personave te lidhur me te perfitime materiale ose jomateriale te padrejta a kane demtuar interesat e ligjshem te shtetit te shtetasve dhe te personave te tjere juridike. Pergjegjesi penale e Kryeministrit dhe e ministrave rregullohet me ligj te vecante. pjese perberese e ketij kodi- thuhej ne propozimin e Partise Socialiste. Nga ana e saj PD nuk ka pranuar propozimin e opozites per pergjegjesite penale te Kryeministrit dhe ministrave.
Shqyrtimi i pr/ligjit nisi dje pasdite dhe pas kater ore diskutimesh mes zv.ministres se Drejtesise Brikena Kasmi dhe deputeteve te PS-se Ermonela Felaj e Vasilika Hysi u ra dakord vetem qe neni te vazhdoje te shqyrtohet serish sot.
Ne draftin e PS-se i cli u shqyrtua dje pasdite edhe nga Ministria e Drejtesise te gjithe anetaret e qeverise jane penalisht pergjegjes per aktet e permbushura ne ushtrimin e funksioneve te tyre dhe qe kualifikohen si vepra penale ne kohen kur ato jane kryer. Ne kuader te denimit te zyrtareve te larte PS kerkon rishikimin e vendimit per pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim dhe venies ne prove.
Nga ana e saj zv.ministrja e Drejtesise ka mbrojtur qendrimin se dispozita e propozuar synon te vere perpara pergjegjesise penale iniciatorin ose propozuesin e aktit administrativ. Ky formulim synon nga njera ane te sjelle pergjegjesine penale te organit kolegjial dhe nga ana tjeter te transferoje pergjegjesine penale nga nje vendimmarrje kolektive ne nje person.
PROPOZIMET E TJERA
Ne propozimet e Partise Socialiste qe do te shqyrtohet sot jane rritur denimet me burg per veprat marredheniet homoseksuale me dhune me te rritur veprat e turpshme dhe vjedhje duke shperdoruar detyren. Konkretisht ne ligjin aktual kryerja e marredhenieve homoseksuale me dhune me te rritur denohet me burgim nga dy gjer ne shtate vjet. Ndersa tani sipas propozimeve te Partise Socialiste kjo veper do te denohet nga tre gjer ne shtate vjet heqje lirie.
ABUZIMET NE TENDERA
Zyrtaret te cilet do te shkelin barazine e pjesemarresve ne tendere apo ankande publike do te rrezikojne deri ne tre vjet burg. Anetaret e Komisionit te Ligjeve do te vendosin nese do te rrisin denimet per zyrtaret qe do te nderhyjne ne gare duke hequr denimin me gjobe. Ne shume raste zyrtaret perfitonin denime vetem me gjobe duke iu shmangur denimit me burg. Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shteterore apo ne sherbim publik i veprimeve ne kundershtim me ligjet qe rregullojne lirine e pjesemarrjes dhe barazine e shtetasve ne tendere dhe ankande publike per te krijuar avantazhe ose privilegje te padrejta per te tretet denohet me burgim gjer ne tre vjet- thuhet ne propozim. Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendere ne thelb eshte shperdorim detyre por i specifikuar nga nje nen i vecante dhe nuk ka kuptim qe shperdorimi i detyres te denohet me burg plus gjobe kurse ky me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
RRITET DENIMI ME BURG PER PERDHUNIMET HOMOSEKSUALE
Kryerja e marredhenieve homoseksuale me dhune me te rritur do denohet me burgim nga tre deri ne shtate vjet. Ligjvenesi ka rritur me nje vit kufirin minimal te denimit. Kur marredhenia homoseksuale me dhune kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here ose kur te demtuarit i shkaktohen pasoja te renda per shendetin denohet me burgim nga pese gjer ne dhjete vjet. Ndersa kur vepra ka sjelle si pasoje vdekjen ose vetevrasjen e te demtuarit denohet me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet. Gjithashtu per veprat e turpshme Komisioni i ligjeve ka vendosur nje kufi minimal per denimin e te gjithe atyre qe kryejne vepra te turpshme. Neni 108 per Vepra te turpshme denimi me burgim gjer ne pese vjet pritet te ndryshoje me fjalet denohet me burgim nga tre deri ne shtate vjet.
DENIME TE ASHPRA PER VJEDHJE E MASHTRIM
Komisioni i Ligjeve pritet qe te miratoje denime me te ashpra per ata qe kryejne vjedhje apo mashtrime. Kur vjedhja shoqerohet me pasoja te renda ne raport me te demtuarin grabitesit do te denohen me burgim nga kater deri ne dhjete vjet. Ne rast te vjedhjes se pasurise burgimi do jete me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet. Ligjvenesit kane hequr kufirin minimal burg me tre muaj duke e zevendesuar me gjobe. Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne pese vjet. E njejta veper kur ka sjelle pasoja te renda ne raport me te demtuarin denohet me burgim nga kater deri ne dhjete vjet. Ne ato raste kur vjedhja e pasurise e kryer nga personi qe ka per detyre ta ruaje dhe ta administroje ate apo duke shperdoruar detyren denimi qe pritet te vendoset do te jete me burgim gjer ne dhjete vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke. Nderhyrje ne Kod eshte kerkuar dhe per mashtrimin. Vjedhja e pasurise me ane te genjeshtres ose shperdorimit te besimit denohet me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet.Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ne dem te disa personave ose me shume se nje here denohet me burgim nga tre gjer ne dhjete vjet dhe kur ka sjelle pasoja te renda ne raport me te demtuarin me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet.
sg/shekulli/shqiptarja.com