PSE: Vizat, brenda korrikut 2010 Denis Dedej
Partite Socialiste Evropiane kerkojne liberalizimin e vizave per shqiptaret, brenda muajit korrik dhe anetaresimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian, brenda vitit 2014. Qendrimi i perbashket i Partive Socialiste Evropiane eshte marre diten e djeshme permes nje deklarate te miratuar nga pjesemarresit e Konferences se PSE-se mbi Ballkanin, ne Sarajeve. "Shqiperia por edhe Bosnja-Hercegovina, mund te perfitojne nga liberalizimi i vizave qysh ne Korrik 2010. Liberalizmi i vizave mbetet shtylle themelore per aderimin ne BE, e cila do te inkurajoje mirekuptimin nderkulturor kozmopolitan dhe mentalitetin pro evropian ne rajon", thuhet ne deklaraten e miratuar. Pervec aspirates se vendeve te rajonit per liberalizimin e vizave, nje tjeter ceshtje e rendesishme per Ballkanin Perendimor eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian. Ne lidhje me kete ceshtje, qendrimi i PSE percaktuan vizionin e tyre te ri zgjerimin e deri ne vitin 2014 te BE me vendimet e rajonit. "Per te punuar aktivisht dhe per te frymezuar te gjithe aktoret per anetaresimin ne BE kerkohet nje vizion i ri per Ballkanin Perendimor. Ky vizion i ri per Evropen e re eshte Zgjerimi 2014. PSE-ja, si familja politike me e perkushtuar Evropiane ndaj integrimit Evropian te Ballkanit, e miraton fuqimisht vizionin per Zgjerimin 2014", thuhet me tej ne deklaraten e PS.
META
Gjate punimeve te Konferences Ballkanike te PSE, kryetari Poul Nyrup Rasmussen i rezervoi nje pritje te vecante kryetarit te LSI, Ilir Meta. Ne takim u bisedua rreth forcimit te marredhenieve mes PSE dhe LSI, situates politike ne Shqiperi dhe perspektives se afert te liberalizimit te vizave per Shqiperine. Rasmussen konfirmoi gatishmerine e socialisteve dhe progresisteve evropiane per te liberalizuar vizat me Shqiperine, ne fillim te korrikut 2010. Nga ana e tij, Rasmussen vleresoi angazhimin e Shqiperise per forcimin e marredhenieve rajonale ne te gjitha dimensionet. Ai pergezoi ministrin e Jashtem shqiptar per rolin e tij aktiv ne politiken e jashtme, ne funksion te bashkepunimit rajonal, duke e vleresuar si shume te rendesishme dhe viziten e fundit te tij ne Serbi.
RAMA
Gjate fjales se mbajtur ne konferencen e PSE ne Sarajeve, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kerkoi nga socialistet evropiane mbeshtetjen mbi liberalizimin e vizave per Shqiperine. "Ne kete konference, mendoj se eshte rasti per te kerkuar mbeshtetje per mundesimin e udhetimit te lire neper Evrope pa viza per ne, ashtu si dhe per te gjithe qytetaret e tjere te Evropes apo dhe te ketij rajoni", kerkoi Rama. Sipas tij, anetaresia ne BE eshte projekti socialist politik i transformimit dhe i demokratizimit. Ai tha se eshte e rendesishme qe te ndertojme Evropen ne vendet tona, por eshte po ashtu e rendesishme qe Evropa te mos i zbehe ambiciet dhe standardet ne marredheniet e saj me vendet e Ballkanit perendimor. "Objektivi i BE ne Shqiperi, nuk mund te jete me thjesht stabiliteti. Vetem nje politike e re dhe nje vizion i ri mund ta avancoje axhenden evropiane per Ballkanin Perendimor dhe per shoqerite ketij rajoni. Ne kete kontekst ne duhet te perpiqemi shume qe ta sjellim Evropen me prane qytetareve tane, kjo eshte sfida jone", u shpreh me tej Rama. Ne fund te takimit kryesocialisti ftoi anetaret e PS, qe Konferenca e radhes te behet ne Tirane.