E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG fiton ”Champions League”

BUDAPEST, 30 maj /ATSH/ – Klubi i njohur i futbollit francez, ”Paris Saint Germain” (PSG) fitoi sonte për herë të dytë në histori kupën e ”Champions League”, pasi mundi në finale ekipin anglez të ”Arsenal”-it me penallti (4-3), pasi e gjithë ndeshja, bashkë me shtesat u mbyll në barazim 1-1, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes, së luajtur në stadiumin ”Puskas Arena” të Budapestit dhe e drejtuar nga gjermani Daniel Siebert,  u mbyll me rezultatin 1-0, pas golit të Havertz, i cili shënoi nga brenda zonës, në një kënd shumë të ngushtë me portën, në minutën  e gjashtë të ndeshjes.

Ndërkohë, PSG gjuajti vetëm një herë në portën e mbrojtur nga Raya.

Në pjesën e dytë, PSG shënoi me penallti me anë të Dembelesë (65′) duke e barazuar rezultatin dhe duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Gjatë shtesës nuk pati asgjë për t’u shënuar përveç një rasti të dyshuar për penallti në favor të ”Arsenal”-it.

Deri në këtë finale, ”Arsenali” dominoi fazën e grupeve me tetë fitore në tetë ndeshje.

Në raundet eliminatore, ata mposhtën ”Bayer Leverkusen” (3–1), ”Sporting CP” (1–0) dhe ”Atletico Madrid” (2–1).

Nga ana tjetër, PSG vazhdoi një rrugë më të gjatë.

Pasi përfundoi e 11-ta në fazën e grupeve, skuadra franceze së pari u përball me ”Monacon” në fazën eliminatore (5–4) përpara se të gjente më në fund ritmin e saj.

Kjo u pasua nga fitore të mëdha ndaj ”Chelseat” dhe ”Liverpoolit” si dhe një gjysmëfinale dramatike kundër ”Bayern Munich”, të cilën e fituan me rezultatin e përgjithshëm 6–5./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›