Pa tifozë në Budapest, Bjellorusi-Shqipëri luhet nën hijen e sanksioneve të UEFA-s


5 Nëntor 2026 | 12:07
Kombëtarja do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, e programuar më 15 nëntor në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest të Hungarisë.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se takimi do të zhvillohet pa spektatorë për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë.
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të marrë më 3 mars 2022 dhe që vijon të jetë në fuqi, ekipet kombëtare dhe klubet bjelloruse duhet t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale dhe pa praninë e tifozëve.
Për rrjedhojë, edhe pse ndeshja do të luhet në Budapest, tifozët shqiptarë nuk do të kenë mundësi ta ndjekin përballjen nga shkallët e stadiumit.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e kuqezinjve në fazën e grupeve të UEFA Nations League, në kuadër të Grupit C1.
Lajme të Sugjeruara
- 12:49 Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës
- 12:47 A mund të kthehet lëvizja studentore si ajo e Serbisë? Rama: Shqipëria dhe Serbia s’kanë asgjë të ngjashme
- 12:36 Protestat në Tiranë, ambasadorja e BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog
- 12:23 Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
- 12:21 Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar
- 12:09 Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave
Kryefaqja