E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia ndaj Ols Dados, seanca e radhës caktohet më 3 korrik

Është shtyrë për në datën 3 korrik seanca e radhë për gjyqin ndaj prokurorit Ols Dado.

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca kërkoi kohë që të njihej më shumë me padinë e shoqatës, ndërsa shtoi se: “Qytetarët kanë interes që seanca të zhvillohet live me kamera”.

Kujtojmë se me librin “Mbi durimin e të urtit” në duar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative për përballjen e radhës me Ols Dadon, për të cilin kërkon pavlefshmërinë e dekretit që e emëroi prokuror në 2008-ën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që i ka kërkuar Gjykatës që Veliaj të mos legjitimohet si paditës, nuk dërgoi përfaqësues në seancë, ndërsa prokurori Dado u mbrojt nga avokati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›