E Diel, 1 Nëntor 2026

Pahlavi nuk është opsioni i parë? Trump zbulon planin për udhëheqjen e Iranit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë takimit me kancelarin e Gjermanisë, ka deklaruar do të ishte më mirë që dikush nga brenda Iranit, dhe jo Reza Pahlavi, djali i ish-shahut, të udhëheqë vendin pasi të përfundojë lufta, raporton Al Jazeera.

“(Pahlavi) duket si një person shumë i mirë. Por më duket se dikush nga brenda vendit mund të jetë më i përshtatshëm për të marrë drejtimin”, tha Trump për gazetarët gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, më 28 shkurt, duke shënuar kështu fillimin e “operacioneve madhore luftarake”.

Sipas Washingtonit, janë shkatërruar objektet komanduese të Gardës Revolucionare, ndërsa ushtria izraelite pretendon për sulme të njëkohshme në Teheran dhe Bejrut.

Gjatë sulmeve u vra lideri suprem, Ali Khamenei, në sulmet e përbashkëtaSHBA-Izrael. Ndërsa deri tani raportohen mbi 787 të vrarë në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›