E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak minuta para hapjes së rrugës Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Janë kryer të gjitha testimet!

Pak minuta para se të hapet rruga provizore Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH Ami Kozeli ka deklaruar se ky segment rrugor është i sigurt për të gjitha mjetet.

Në një prononcim për mediat, Kozeli tha se janë kryer të gjitha testet e nevojshme, laboratorike dhe me mjete të rënda.

“Është bërë testimi dhe me mjete laboratorike dhe me mjete e rënda. Nuk ka asnjë lloj cedimi apo shfaqje që të na shqetësojë. Hapet në kohën më të shpejtë të mundshme dhe falenderoj të gjithë personat e angazhuar”, tha Kozeli.

Rruga provizore Librazhd-Prrenjas do të hapet në orën 12:00, pas gati dy javësh bllokim./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›