E Martë, 3 Nëntor 2026

“Paketa e Maleve”/ Rama në “Sy më Sy”: Analiza me një grup ekspertësh, fokusi edhe tek agroturizmi

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të martë në rubrikën “Sy më Sy” duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Facebook.

Rama theksoi ka marrë mbështetjen e popullit për të bërë detyrën dhe sa më shumë për njerëzit e këtij vendi.

“Detyra ime është të bëj sa më shumë për njerëzit e këtij vendi, falë mbështetjes që më ka dhënë ky popull. Dhe iu kam thënë të gjithëve, që ky popull është një popull që të jep ujë në bisht të lugës dhe kush e merr lehtë, po bën një gabim shumë të madh”, tha ai.

Gjithashtu kryeministri Rama u ndal edhe tek “Paketa e Maleve”, duke thënë se do të analizohet me një grup protagonistësh të zhvillimit rural, akademikë, për të pasur një proces dëgjimi të kujdesshëm të ideve, sugjerimeve, vërejtjeve.

“Për projektet që do kemi në mandatin e katërt të marrim në konsideratë aspekte që vijnë drejtpërdrejt si nevoja praktike konstatime të jetës reale dhe po aty do kemi një diskutim që do lidhet me agroturizmin ku përfshihet edhe paketa e maleve”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›