Pamje nga vendngjarja/ Gjenden pa jetë dy emigrantë në malin e Kamenicës, reagon Policia

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur pa jetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë, ku dyshohet se viktimat, rreth 20–22 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e tyre.
Policia njofton se trupat u gjetën rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Qyngji”, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes; grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”