E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje të frikshme/ Momenti kur një gropë ‘gëlltit’ dy makina në një rrugë në SHBA

Një video tronditëse nga Omaha të Nebraskas (SHBA) tregon momentin kur dy automjete “përpihen” papritur nga një gropë e madhe që u hap në mes të rrugës.

Pamjet, të publikuara nga Omaha Police Department, janë kapur nga një kamerë trafiku në kryqëzimin e 67th Street me Pacific Street.

View this post on Instagram

A post shared by The Associated Press (AP) (@apnews)

Në video shihen dy makina që ndalojnë në semafor të kuq, kur papritur asfalti shembet poshtë tyre dhe të dyja bien në gropë.

Disa automjete të tjera i shpëtuan rënies për vetëm pak metra. Pas kësaj pasoi një reagim i menjëhershëm i qytetarëve, të cilët vrapuan për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›