E Martë, 3 Nëntor 2026

Pamje tërheqëse nga kriporet e Nartës në Vlorë

Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, në Vlorë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë janë shndërruar në ngjyrën rozë dhe korale, duke u thyer në vende tërheqëse për vizitorët.

Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.

Në kriporet e Nartës të pasionuarit pas fotografisë nuk mungojnë për të fiksuar në aparatet apo telefonat e tyre fotografi, jo vetëm me det të kaltër por dhe me det “rozë”.

Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.

Kriporja e Nartës është e para në Shqipëri. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 1 472 ha. Prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporja prodhonte rreth 25-30,000 ton/vit . Prodhimi arriti maksimumin e vet në vitet 1975-1985 me një total prej 140 000 ton kripë. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›