E Hënë, 2 Nëntor 2026

Panairi artizanal shqiptar- Gratë sipërmarrëse në qendër të promovimit të produkteve tradicionale

Gjatë ditës së sotme u zhvillua panairi me produkte artizanale shqiptare, ku u promovuan krijimet “hand made” të grave sipërmarrëse nga e gjithë vendi. Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj, theksoi se gratë sipërmarrëse do të jenë në fokus të zhvillimit ekonomik dhe të politikave mbështetëse të qeverisë.

“Ekspo 2025 për gratë sipërmarrëse, është një aktivitet që synon zhvillimin e aftësive profesionale dhe fuqizimin e bizneseve”, tha një ndër pjesëmarrëset.

Panairi synon të nxjerrë në pah mjeshtërinë, kreativitetin dhe rolin e grave në ruajtjen e traditave shqiptare. Nga ana tjetër, gratë pjesëmarrëse u shprehën se ky aktivitet është një mundësi e rëndësishme për të promovuar produktet e tyre dhe për të zgjeruar tregun.

“Impakti është shumë i mirë dhe punojmë më shumë dhe punojmë më shumë me emigrantët dhe turistët”, tha një grua sipërmarrëse.

Aktiviteti u shoqërua me ekspozime, degustime dhe bashkëbisedime mbi fuqizimin ekonomik të grave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›