E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi i Librit shtyhet në muajin dhjetor

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka njoftuar shtyrjen e Panairit të Librit, për shkak të situatës me protestat studentore në vend.

“Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit”, lexohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues dhe ekspozues të Panairit të 29 të Librit “Tirana 2026”,
Të nderuar lexues,

Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit.

Ju njoftojmë se Panairi i 29 i Librit “Tirana 2026” do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti.

Datat e sakta do t’jua bëjmë të ditura shumë shpejt.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin, ju urojmë punë të mbarë!

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›