E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i produkteve bujqësore mbledh fermerët më 13-14 mars në Elbasan


TIRANË, 11 mars/ATSH/ Sektori i bujqësisë dhe agropërpunimit mbetet një nga fushat me potencial për eksportet shqiptare, ndërsa synohet që deri në vitin 2030 eksportet bujqësore të arrijnë në rreth 1 miliard dollarë.

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të marrin pjesë në panairin e produkteve bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, i cili do të zhvillohet më 13 dhe 14 mars në Elbasan.

Në panair do të marrin pjesë fermerë dhe prodhues vendas nga zona të ndryshme të vendit, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre bujqësore dhe agropërpunuese.

Aktiviteti synon të promovojë prodhimet vendase, të mbështesë fermerët dhe të krijojë më shumë lidhje direkte mes prodhuesve dhe konsumatorëve.

Panairi pritet të shërbejë gjithashtu si një hapësirë promovimi për traditën bujqësore dhe gastronominë lokale, duke sjellë për vizitorët një shumëllojshmëri produktesh të freskëta dhe të përpunuara nga fermerët shqiptarë.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›