E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik mes pasagjerëve/ Pas uljes, aeroplani i Turkish Airlines përplaset me një kullë radari në Antalya, shtylla depërton në kabinë

Një avion i kompanisë Turkish Airlines, tip Boeing 777-300ER, u përfshi në një incident serioz në aeroportin e Antalias mbrëmjen e 11 qershorit, pasi goditi një shtyllë radari gjatë lëvizjes në tokë pas uljes.

Fluturimi TK2430 udhëtonte nga Stambolli për Antalia, por gjatë drejtimit drejt pozicionit të parkimit, avioni u përplas me një mast radari. Shtylla depërtoi në trupin e avionit, dëmtoi krahun e djathtë dhe shkaktoi dëmtime në kabinën e pasagjerëve, duke rrëzuar edhe një mbajtëse të sipërme bagazhesh. Për pasojë, maskat e oksigjenit u aktivizuan automatikisht.

Në bord ndodheshin 267 pasagjerë. Të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt nga ekuipazhi dhe ekipet e emergjencës. Raportet fillestare flasin për të paktën një të lënduar, ndërsa disa burime përmendin deri në tre persona me plagë të lehta.

Sipas deklaratës së autoriteteve turke të transportit, avioni hyri gabimisht në një korridor taksimi (taxiway) të papërshtatshëm dhe u përplas me strukturën e radarit. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar nëse gabimi erdhi nga ekuipazhi apo nga udhëzimet e kontrollit tokësor.

A Turkish Airlines plane struck a radar structure at Antalya Airport

The aircraft hit a ground radar mast with its right wing while taxiing to parking.

There were 267 passengers on board. Everyone was evacuated, and one person sustained minor injuries. pic.twitter.com/7ixETPiaqX

— NEXTA (@nexta_tv) June 12, 2026

Avioni i përfshirë në incident, me regjistrimin TC-LKD, është rreth 17-vjeçar dhe së fundmi ishte rikthyer në flotën e Turkish Airlines pas një periudhe qiraje te kompania indiane IndiGo.

Ekspertët e aviacionit vlerësojnë se riparimet mund të zgjasin nga disa javë deri në disa muaj. Përveç dëmtimeve në trupin e avionit, do të nevojiten inspektime të hollësishme të krahut, sistemeve të brendshme, instalimeve elektrike dhe strukturës së presionit të kabinës për të garantuar sigurinë e fluturimeve të ardhshme.

The "art" and the "artist" at the Antalya (AYT) airport of Türkiye!

📹Credit: HavaSosyalMedya / @HavaSosyalMedya#aircraft https://t.co/XAeZMatH3c pic.twitter.com/tbDRHsXHvq

— FL360aero (@fl360aero) June 11, 2026

Incidenti konsiderohet i pazakontë, pasi përplasjet e avionëve të mëdhenj me infrastruktura tokësore gjatë taksimit (lëvizjes brenda aeroportit para ngritjes ose pas uljes) janë relativisht të rralla dhe zakonisht lidhen me gabime operative ose probleme komunikimi në aeroport.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›