E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pankarta dhe thirrje kundër qeverisë në protestën e radhës në Tiranë

Protesta qytetare e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet është shoqëruar me pankarta dhe slogane të shumta kundër qeverisë, të mbajtura nga pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme.

Mes mesazheve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte pankarta me mbishkrimin: “Kryeministër, je i pushuar nga puna!”.

Në shesh u shfaqën gjithashtu pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Atdheu nuk shitet” dhe “No sleep till dorëheqje”, të cilat pasqyronin pakënaqësitë dhe kërkesat e pjesëmarrësve.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›