Pano Soko: Rama është “Berishisti” më i madh! Hitaj: Kryeministri do të bëjë ndryshime në qarqe, kujt do t’ia besojë Tiranën?

Kryetari i Kryesisë së “Nisma Thurrje”, Pano Soko, i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj mendon se kreu i qeverisë Edi Rama është Berishisti më i madh. Soko deklaroi se pushteti është i përqendruar në duart e një personi (Ramës), por ky model sipas tij është nisur nga Berisha dhe më pas është perfeksionuar nga kryeministri aktual.
Të ftuar në studion e Vizion Plus ishin edhe gazetari Arbën Hitaj, analisti Armir Shkurti dhe deputeti i PD, Luan Baçi.
Pano Soko: Rama është Berishisti më i mirë sot për sot. Këtë sistem e ka ngritur Berisha, Rama e perfeksionoi. Kryetarët e bashkive janë kot para Ramës, pushteti është vetëm në duart e tij.
Arbër Hitaj: Besoj që Rama, duke parë edhe sondazhet, është më i qetë përballë opozitës. Ai nuk është i qetë përballë opinionit publik. Ai betejën e ka me opinionin publik. Besoj se do ketë ndryshime dhe duhet të ketë ndryshime në qarqe të ndryshme. Balluku mund të shkojë në Fier, Veliaj besoj se qëndron në kryeqytet. Duhet të bëjë ndryshime, të fusë individë të rinj, njerëz të papërfshirë. Mbase do fusë individë që ne nuk i kemi parë më parë përmes platformës së re “Deputeti që duam”. Të gjithë ata persona që kanë ngarkesa politike, sidomos ata persona që janë paraqitur në SPAK besoj se Rama do t’i ndërrojë. Jo t’i heqë komplet, por t’i çojë në një post partiak sepse janë njerëz që i duhen për zgjedhje.
Armir Shkurti: Ne nuk jemi vend sovran. Shqipëria, Edi Rama, Sali Berisha, ai që hidhet në ujë (Ilir Meta) nuk kanë halin të bëjnë figurë të mirë para popullit. Kanë hall të bëjnë për vete ambasadat. Një rol ka Shqipëria në skendën ndërkombëtare, faktor stabiliteti, ai që thotë “po këtë e garantoj unë” merr pushtetin. /vizionplus.tv